Duke kërkuar makinë për të blerë, një pikëpyetje dhe dyshim që kemi dhe lind në mënyrë të natyrshme është nëse të konsiderojmë ato të rejat apo makina të përdorura për blerjen tonë.
Sigurisht, secili nga opsionet ka të mirat dhe të këqijat e veta, në varësi të specifikave që ne duam që automjeti të plotësojë. Për disa persona, zgjidhja më efektive dhe efiçente është blerja e një makine të përdorur. Gjej makinë të re ose të përdorur duke marrë në konsideratë të gjithë faktorët ndikues në këtë vendim.
Sigurisht, për makina të përdorura kostoja është më e ulët dhe më e reduktuar sesa për një makinë të re prodhim fabrike. Por duhet të merrni parasysh disa elementë. Po, kostoja fillestare për makina të përdorura në krahasim me ato të fabrikës është më e ulët, por a është kostoja totale gjithashtu? Konsideroni faktorë si: gjendjen e makinës, kilometrazhin, funksionet bazë motorike, sistemin e frenimit, sistemin e ajrit të kondicionuar, etj.
Por për makina të përdorura, një tjetër element që duhet të keni parasysh është dokumentacioni. A ka automjeti dokumente të rregullta? A ka doganë të paguar nëse sapo është sjellë nga jashtë? A nevojiten dokumente shtesë për blerjen e makinës? Vetëm pasi të siguroheni për këto komponentë, mund të provoni vetë makinën në një xhiro të shkurtër për ta ndjerë vërtet si operon në rrugë dhe nëse ndihesh konfident ta ngasësh.
Mbani mend çfarë do dëshironit më shumë të ofronte dhe të kishte makina juaj. A është shpejtësia më e rëndësishme për ju? Kërkoni makina të sigurta familjare të cilat ofrojnë komfort për të gjithë pjesëtarët e familjes? Ke një buxhet në mendje nga i cili nuk dëshiron të lëvizësh?
Gjej makinë të re ose të përdorur, duke pasur parasysh faktorët kryesorë që të interesojnë te makina jote e ardhshme. Udhëtim të mbarë!